KUSHTET DHE AFATET STANDARDE TË SHITJES
1. PËRGJITHSHME
Këto kushte dhe afate rregullojnë të gjitha shitjet online të të gjitha produkteve. Me kryerjen e një porosie, klienti pranon këto kushte në tërësi.
2. PAGESA
Pagesa kryhet paraprakisht me kartë bankare, transfer bankar ose metoda të tjera të ofruara.
3. DËRGESA DHE AFATET
- Produktet dërgohen brenda afateve të specifikuara nga Kompania.
- Vonesa të mundshme për arsye jashtë kontrollit tonë nuk na bëjnë përgjegjës.
- Në rast te mungesës së ndonjë produkti klienti do të informohet brenda një afati 7 ditor.
4. KTHIMI DHE ANULIMI
- Klienti ka të drejtë të anulojë dhe kthejë produktin brenda 14 ditëve nga pranimi, sipas Ligjit të Mbrojtjes së Konsumatorit të Kosovës.
- Produktet duhet të jenë të pa përdorura dhe në gjendje të rregullt, dhe në paketimin e tyre origjinal.
- Shpenzimet e kthimit mbulohen nga klienti, përveç rasteve kur produkti ka defekt ose është i gabuar.
5. GARANCIA DHE PËRGJEGJËSIA
- Produktet kanë garanci ligjore sipas afateve të përcaktuara nga Kompania për secilin produkt ndaras.
- Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga përdorimi i gabuar i produktit.
6. TË DREJTAT DHE JURIDIKSIONI
- Çdo mosmarrëveshje rregullohet nga ligjet e Kosovës.
- Për të gjitha çështjet që dalin nga kjo kontratë është gjykata kompetente në Prishtinë.
Living Longer sh.p.k.
Prishtinë, Kosovë