EdelWasser
“Qytetarët e shëndetshëm janë pasuria më e madhe që mund të ketë një vend”

Edelwasser nga Zepter
Teknologjia e Avancuar për Ujë të Pastër dhe të Shëndetshëm
Ju lutëm plotësoni të gjitha fushat më poshtë dhe në formë automatike do të regjistroheni për zbritje.

Kujdesuni për shëndetin tuaj
EdelWasser do t’ju sigurojë ujin më të pastër për të plotësuar nevojat tuaja. Duke pirë 2-3 litra ujë të pastruar përmes EdelWasser në ditë, ju mund të përmirësoni gjendjen e përgjithshme të trupit tuaj, të forconi sistemin imunitar dhe të jeni plot shëndet.
Edelwasser nga Zepter është një sistem modern pastrimi dhe purifikimi uji, i cili përdor teknologji të avancuar për të siguruar ujë të pastër dhe të sigurt për konsum. Ky produkt përdor një filtrues shumë efikas që eliminon substancat e dëmshme, si bakteret, klori, dhe metale të rënda, duke ruajtur mineralet e dobishme për trupin.

Përse është aq efikas EdelWasser?
EdelWasser shfrytëzon një sistem pesëfazësh për filtrim të ujit. Filtri kryesor është osmoza reversibile që përbën mënyrën më efikase të filtrimit të ujit të pijes. Kjo metodë është e certifikuar nga Shoqata e Cilësisë së Ujit. Edel Wasser ju ofron vazhdimisht ujë të pastër, sipas nevojës suaj.
Edelwasser është i njohur për dizajnin e tij të sofistikuar dhe për cilësinë e lartë të ujit që ofron, duke u bërë një zgjedhje e preferuar për ato që kërkojnë ujë të pastër dhe të shëndetshëm.

Si funksionon?
EdelWasser është i dizajnuar për tu vendosur në pultin e punës së kuzhinës suaj. Ai është modern, ka dizajn të bukur dhe përshtatet mirë me çdo kuzhinë, zyrë, studio, palestër, etj.
Tërë familja mund ta shfrytëzojë për të pastruar ujin sipas nevojës. Ju mund të impresiononi të gjithë duke u shërbyer pa fund ujë të pastër burimi nga EdelWasser.
Uji kalon përmes filtrave profesional të cilët eliminojnë papastërtitë më të mëdha, si ndotësit dhe grimcat e dukshme.
Ky proces kompleks i filtrimit ofron një ujë të pastër, të shijshëm dhe të sigurtë për konsum çdo ditë.
Mbroni shëndetin tuaj me EdelWasser
Mendoni me kohë për shëndetin tuaj!
Edel Wasser pa përdorimin e energjisë elektrike eliminon papastërtitë nga uji duke përdorur një sistem filtri me 5 faza, duke hequr të gjitha metalet e rënda, mikroplastikën, mikroorganizmat dhe substancat e tjera toksike.
Lexoni më shumë në broshuren e bashkangjitur: